Reali brenda 4 minutave shuan shpresat e PSZH-së (VIDEO)

Një fund perfekt për Realin e Madridit në ndeshjen e parë ndaj PSZB-së, ka bërë që “mbretërit” të buzëqeshin dhe të shpresojnë në kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Reali në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mundi PSZH-në me rezultatin 3:1, falë një “dopiete” të Kristiano Ronaldos (45′ pen, 83′) dhe një goli tjetër të shënuar nga ana e Marselos në minutën e 85-të, teksa golin e vetëm dhe të parin e këtij takimi për PSZH-në e realizoi Rabiot në minutën e 33-të.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave në program është me datë 6 mars në “Parkun e Princërve”.

Leave a Reply