Nuhiu: Do të mundohemi të marrim rezultat pozitiv ndaj Shkëndijës!

Të dielën Shkupi dhe Shkëndija përballen ndërmjet veti në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor. I pyetur për këtë ndeshje menjëherë pas triumfit të thellë ndaj Akademia Pandevit, trajneri i FC Shkupit Ardian Nuhiu ka vlerësuar si favorit ekipin e Shkëndijës, ndërsa ka thënë se do të mundohen të nxjerrin rezultat pozitiv.

“Ndeshjet në kampionat do t’i marrim një nga një. Do të mundohemi ta analizojmë kundërshtarin tonë, siç e dimë Shkëndija është favoritë dhe jo rastësisht është edhe në vend të parë në renditje. Do të mundohemi të gjejmë disa dobësi te Shkëndija, nëse ka dhe ti mbyllim disa pika që të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Ardian Nuhiu.

Shkëndija gjysmësezonin pranveror e nisi me barazim ndaj Vardarit, ndërsa Shkupi shkatërroi me rezultat të thellë 5:2 Akademia Pandevin.

Leave a Reply