Rabotniçki avanson ndaj Pelisterit (VIDEO)

Rabotniçki është skuadra e parë që ka shënuar gol në ndeshjet e javës së 20-të në elitën e futbollit vendor. “Romantikët” shënuan vetëm pas 3 minutave lojë në transfertën ndaj Pelisterit, duke shënuar njëherit edhe golin e parë në stinorin pranveror. Autorë i golit për Rabotniçkin ishte Hristijan Kirovski, i cili rikthehet kështu në mënyrën më të mirë te skuadra shkupjane.

Ishte ky një aksion i bukur i “romantikëve”, ku Herera mjaft mirë gjeti brenda 5-metërshit të portierit vendas Kirovskin, që nuk e kishte të vështirë të shënojë për 0:1. Në ndeshjet tjera aktualisht rezultati është ai i fillimit 0:0.

Leave a Reply