Bajerni turpëron Beshiktashin, shumë afër për të prekur çerekfinalet (VIDEO)

Bajerni i Munihut ka demoluar Beshiktashin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve Europian, duke mundur kampionët e Turqisë me rezultatin 5:0. Në ndeshjen e zhvilluar në “Alianc Arena”, ekipi “bavarez” në asnjë moment nuk vuri në diskutim fitoren, të cilën ia lehtësoi kroati Vida, me kartonin e tij të kuq të marrë që në minutën e 16-të, kur rezultati ishte 0:0.

Golin e parë Bajerni  e gjeti vetëm dy minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Tomas Myler, i cili gjeti një gol tjetër edhe në pjesën e dytë (66’), në të cilën Levandovski gjithashtu shtoi një dopietë, me golat e shënuar në minutat (79’, 88’), teksa një gol tjetër shtoi edhe Koman (53’).

Kjo fitore humb të gjitha shpresat e kampionëve turk për të bërë diç më tepër këtë edicion në Ligën e Kampionëve, edhe pse duhet theksuar se kuaifikimi në 1/8 e finales është arritja e tyre më e madhe. Ndeshjen e kthimit Beshiktashi dhe Bajerni i Munihut në “Vodafone Arena” do ta zhvillojnë me 14 mars.

Leave a Reply