Messi thyen mallkimin ndaj Çelzit, Barcelona nuk mposhtet në “Stemford Brixh” (VIDEO)

Lionel Messi më në fund ka thyer mallkimin në ndeshjet ndaj Çelzit, duke i shënuar skuadrës angleze në ndeshjen e tij të 9-të, njofton “infOSport.mk”. Barcelona sonte në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Londër nxorri një barazim 1:1 ndaj Çelzit, që do të ketë shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”.

Barcelona e dominoi ndeshjen në tërësi, madje edhe në pjesën e parë kur Çelzi thjesht ishte i pafat, apo më mirë thënë Vilian, i cili në dy raste qëlloi shtyllën.

Megithatë fati i buzëqeshi brazilianit në minutën e 62-të, kur me një goditje të matur nga distanca arriti që të mposht poerierin gjerman, Ter Shtegen.

Barcelona deri te goli i barazimit erdhi pas një gabimi në mbrojtjen e Çelzit, kur Iniesta u tregua shumë i shkathët para mbrojtësve vendas, për të pasuar saktë për Lionel Messin, i cili në minutën e 75-të arriti që të shënojë golin e barazimit për 1:1, rezultat ky që në fund doli të jetë edhe përfundimtarë.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave në “Kamp Nou” në program është me datë 14 mars.

Leave a Reply