Hasani: E meritonim fitoren, referët gabuan në shumë raste (VIDEO)

Kapiteni i Shkëndijës Ferhan Hasani pas barazimit 1:1 me Vardarin, ka kritikuar arbitrat e takimit, duke u shprehur se të kishte qenë referimi korrekt, Shkëndija do të dilte me fitore të thellë në këtë përballje.

“Mendojë se sot e meritonim më shumë fitoren se kundërshtari. Kishte disa gabime nga referët, të cilat janë duke u përsëritur në çdo ndeshje, njejtë si ndeshjen e parë që e luajtam ndaj Vardari, tash edhe në ndeshjen e Kupës. Të ishte referi në nivelin e duhur, besoj që sot do të fitonim me rezultat të thellë. Ky osht futbolli, kemi rezultat të mirë dhe në Tetovë gjithçka do të jetë në favorin tonë dhe besojë që do të kalojmë në raundin tjetër”, ka thënë Hasani. /InfOSport.mk

Deklarata e kapitenit te Shkendijes, Ferhan Hasani pas ndeshjes me Vardarin

Публикувахте от infosport.mk в 21 февруари 2018 г.

Leave a Reply