Vokrri: Miqësoret e marsit Kosova do ti luaj me trajner të ri

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll dy ndeshjet miqësore të marsit ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos do t’i luajë nën drejtimin e trajnerit të ri. Këtë për “Gazeta Express” e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“Kosova do t’i luajë dy ndeshjet miqësor të marsit me trajner të ri. Duroni edhe pak, sepse shumë shpejtë do të njoftoheni”, tha Vokrri për Express.

Kosova ka qenë pa trajner që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kur pas tetë vitesh Albert Bunjaku kishte vendosur që të largohet.

Trajneri i ri pritet të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Leave a Reply