Struga Trim Lum përforcohet me një portier shumë cilësorë

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka bërë një super lëvizje, duke angazhuar në rradhët e veta portierin Ilçe Petrovski, njofton ‘infOSport.mk’. Bëhet fjalë për një portier shumë cilësorë dhe më përvojë të madhe, i cili te skuadra kampione e vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim vjen nga rradhët e skuadrës boshnjake të Jedinstvo Bihaç.

Petrovski me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë për 6 muaj, me opcion për ta vazhduar atë edhe për një vit tjetër. Petrovski edhe pse me skuadrën e ligës së dytë boshnjake kishte kontratë deri qershorin e këtij viti, ai vendosi të prish të njëjtën para kohe dhe të ju thotë po drejtuesve të skuadrës strugane, që kanë plane shumë serioze dhe afatgjate me Struga Trim Lum që shihet si një ndër kandidatët kryesor për tu inkuadruar në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

E për të qenë pjesë e tyre, është shumë normale që në skuadër të ofrohen emra me përvojë, siç është edhe gardiani Ilçe Petrovski, i cili në të kaluarën në Maqedoni ka luajtur me Pelisterin, Bregallnicën, Bashkimin, Mladost Carev Dvorin dhe Gostivarin.

Në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, Petrovski numëron plotë 75 paraqitje zyrtare, ndërsa një pjesë të karrierës së tij ka zhvilluar edhe në Shqipëri, duke qenë pjesë e skuadrave, si Pogradeci dhe Kastrioti.

Leave a Reply