Vavrinka i pafat, dëmtohet sërish dhe tërhiqet nga turneu i Marsejes

Ka përfunduar ende pa nisur mirë aventura e tenistit zviceran Stanislas Vavrinka në turneun e marsejës, pasi është dëmtuar dhe ka lënë në ems ndeshjen, pak pasi kishte nisur seti i dytë (6-4, 1-1). Zvicerani luante ndaj bjellorusit Ilya Ivashka, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të turneut të sallave të mbyllura, por një dëmtim në gju ka nalur në mes rrugëtimin e Ëaëarinka. “Dy ditët e fundit të stërvitjes kanë qenë të mira për mua, isha në një nive, të mirë, por ndeshjet janë gjithnjë krejt ndryshe. Ka tension, nervozizëm dhe dëshira për të dalë mirë mund të prishë punë”, tha zvicerani.

“Në fillim ndihesha mirë, por pas barazimit 3-3 në setin e parë ndjeva dhimbjet e para në gju. Muskujt nuk ishin më të lirshëm dhe m’u duk sikur isha kthyer disa javë pas, pasi nuk përkulesha dot dhe kjo e bëri të ëvshtirë ndeshjen time. Stafi im shprehet se këto dëmtime janë normale, por për fat të keq më duhet të bëj një hap pas, për të pushuar dhe për t’u përgatitur nga e para. Duhet të mbështetem te gjërat pozitive dhe të mendoj për të ardhmen”, tha Vavrinka, që nuk dihet nëse do të jetë në turnetë Masters që nisin në mars, në Indian Uells dhe Majemi.

Leave a Reply