Hasani humb penalti por në fund bënë që Shkëndija të feston (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar një fitore të artë në ndeshjen e javës së 21-të përballë Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”. Në kushte të vështira klimatike, me një teren të mbuluar me borë, të pranishmit në stadiumin e qytetit në Tetovë patën mundësinë të shohin një futboll cilësor, por njëkohësisht edhe të ashpër, për të cilën kontribuoi ndoshta edhe fusha e blertë.

Shkëndija kishte dominim të plotë, ndërsa më së miri dëshmojnë edhe dy penaltitë e humbura nga ana e “kuqezinjëve”.

Ferhan Hasani humb penalti ndaj A. Pandev

AI MOMENTI KUR FERHAN HASANI HUMBI PENALTINESHKENDIJA – A. PANDEV 0:0

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Luhej minuta e 13-të, Ibraimi mjaft mirë depërtoi në zonën kundërshtare, ndërsa pas një kontakti me njërin prej futbollistëve kundërshtarë, arbitri tregoi në pikën e bardhë. Kapiteni Hasani morri përgjegjësinë për të ekzekutuar, mirëpo edhe pse mposhti portierin Vujanac, topi qëlloi shtyllën.

Në minutën e 21-të Shkëndija mbeti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të të riut Fazlagiç, i cili në tentativë për të mbuluar zbraztirën e krijuar nga ana e futbollistëve mbrojtës, ndali para zonës së rreptësisë njërin prej futbollistëve kundërshtarë, me ç’rast arbitri kryesor i tregoi rrugën drejt xhveshtoreve.

Fazlagiç ndëshkohet me të kuq

MOMENTI KUR FAZLAGIÇ U NDËSHKUA ME TË KUQ NGA ANA E ARBITRIT KRYESOR

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Edhe përkundër këtij fakti Shkëndija vazhdoi të sulmojë, mirëpo pa rezultat, ndërsa në minutën e 53-të forcat numerike në fushë u barazuan, pas kartonit të kuq të Çeshmexhiev.

Çeshmexhiev ndëshkohet me të kuq

BARAZOHEN FORCAT NUMERIKE NË TETOVË, ÇESHMEXHIEV I A. PANDEV NDËSHKOHET ME KARTON TË KUQ

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Në minutën e 65-të Shkëndija përfitoi edhe një penalti tjetër, ndërsa kësaj rradhe përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë goditje dënimi, e morri Besart Ibraimi, mirëpo edhe ai nuk arriti që të mposht portierin mysafir, i cili kësaj rradhe mjaft mirë lexoi anën e goditjes së bomberit kërçovarë, transmeton “infOSport.mk”.

Besart Ibraimi humb penalti ndaj A. Pandev

Çfare po ndodh me Shkendijen, pas Hasanit, edhe Ibraimi humb penalti perballe A. Pandev

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Kjo bëri që Shkëndija edhe më furrishëm të kërkojë golin e fitores, të cilin e gjeti me anë të kapitenit Ferhan Hasani në minutën e 79-të, kur me një të fuqishme të tij të majt arriti që të mposhtë portierin mysafir.

Ferhan Hasani shenon ndaj A. Pandev

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLFERHAN HASANI SHËNON GOLIN E SHUMËPRITUR NDAJ A. PANDEVSHKËNDIJA – AKADEMIA PANDEV 1:0(F. Hasani 79')

Публикувахте от infosport.mk в 25 февруари 2018 г.

Ky gol në fund doli të jetë edhe vendimtarë për tre pikët e mëdha të Shkëndijës, që tashmë ka +11 pikë epërsi ndaj Vardarit, skuadër kjo e cila gjatë ditës së shtunë u mposht nga Rabotniçki (2:1).

Leave a Reply