Guardiola në çdo 23 ndeshje fiton nga një tituj

Pep Guardiola të dielën ka fituar trofeun e tij të parë në Angli. Në sezonin e tij të dytë në krye të Mançester Sitit, trajneri “katalunas” ngriti lart trofeun e Kupës së Ligës, falë fitores 3:0 kundër Arsenalit në finalen e “Uemblit”, në stadiumin ku kishte fituar një finale si lojtar (Kupa Europiane 1991-1992, me Barcelonën) dhe dy si trajner (Liga e Kampionëve 2010-2011 me Barcelonën dhe tashmë Liga Kupën e Anglisë me Mançester Sitin).

Që nga maji i vitit 2016-të kur fitoi Kupën e Gjermanisë me Bajernin, Guardiola nuk kishte fituar asnjë titull. 645 ditë agjerim, që përfundoi në “Uembli”, duke arritur trofeun e njëzet e dytë të karrierës së tij, apo një trofe në çdo 23 ndeshje.

14 me Barcelonën, 7 me Bajernin dhe 1 me Mançester Sitin e rrumbullaksojnë rekordin në stol të Pep Guardiolës.

Ai humbi në “Mestalja”, me Barcelonën kundër Real Madridit në “Copa del Rey”, sezoni 2010-2011.

Përveç këtij titulli, Pep Guardiolas po i buzëqesh titulli edhe në Premierligën angleze, duke pasur parasysh se ka plotë 13 pikë dallim ndaj skuadrës së vendit të dytë, Mançester Junajtedit. Ndërkohë sa i përket titullit të së dielës në Liga Kupën e Anglisë, ishte titulli i pestë për Mançester Sitin, ndërsa më shumë tituj se “pasanikët” ka vetëm Liverpulli, gjithsej 8-të.

Titujt e Guardiolës
Me Barcelonën (14):
3 La Liga (2008-09, 2009-10 dhe 2010-11),
2 Kupa Mbreti (2008-09 dhe 2011-12),
3 Superkupa të Spanjës (2009, 2010 dhe 2011),
2 Liga të Kampionëve (2008- 09 dhe 2010-11),
dy Superkupa Europiane (2009-2011) dhe
2 Kupa të Botës për Klube (2009 dhe 2011)
Me Bajern Munihun:
3 tituj në Bundesligë (2013-14, 2014-15 dhe 2015-16),
2 Kupa të Gjermanisë (2013-14 dhe 2015-16),
1 Superkupë Europiane (2013) dhe
1 Botëror për Klubet (2013)
Me Mançester Sitin:
1 Liga Kupën e Anglisë (2017-18)

Leave a Reply