Napoli “manita” ndaj Kaljarit (VIDEO)

Napoli ka marrë një fitore mjaft të bukur në ndeshjen e javës së 26-të, duke mundur me rezultatin e thellë 0:5 në transfertë Kaljarin. Falë kësaj fitore “napolitanët” tashmë kanë +4 pikë diferencë ndaj Juventusit të vendit të dytë, që duhet cekur se ka edhe një ndeshje më pak.

Skuadra e Elseid Hysajt, që e nisi si titullar, për tu zëvendësuar më pas nga Maxhio, dominoi takimin dhe nuk e diskutojë për asnjë moment marrjen e 3 pikëve, teksa golin e parë e gjetu me anë të Kalehon në minutën e 29-të, për të dyfishuar atë Mertens, me golin e realizuar 3 minuta para mbylljes së pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë Napoli nuk e uli ritmin, duke shënuar edhe 3 gola të tjerë , fillimisht me anë të kapitenit Hamshik (61’), më pas me Lorenco Insinjen, që doli të jetë i saktë nga pika e bardhë në minutën e 72-të, teksa rezultatin përfundimtarë, Kaljari 0, Napoli 5, e vendosi Mario Rui, me golin e realizuar në minutën e 90-të.

Mbrojtësi shkodran i Kombëtares, Elseid Hysaj luajti për 73 minuta në këtë takim dhe ishte njeriu që asistoi në golin e dytë, të shënuar nga Mertens. Kjo ishte një fitore mjaft e rëndësishme për napolitanët, që në dy javët e ardhshme do të luajnë dy sfida ‘zjarri’, kundër Romës dhe Interit.

Leave a Reply