Bardhi: Çdo humbje dhemb, por neve duhet të ecim para

Enis Bardhi, një ndër futbollistët më të mirë te përfaqësuesja e Maqedonisë, ka folur në prag të ndeshjes së fundit të muajit qershor në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia nesër (e diel) do të mirëpret Gjibraltarin, ndaj së cilës kombëtare kemi arritur njëherit edhe fitoren e vetme në kuadër të grupit 4 të Ligës “C”.

Bardhi para gazetarëve më shumë foli për disfatën e rëndë të enjten ndaj Gjeorgjisë në Shkup. Kapiteni i përfaqësueses futbollistike të vendit, tha se çdo disfatë dhemb, megjithatë futbolli është i tillë dhe duhet ecur para.

Na dhemb çdo humbje. Por ne duhet të mendojmë përpara. Mund të garantoj se çdo lojtar jep më të mirën e tij, por ndonjëherë futbolli është i tillë. Ne duhet të ecim përpara dhe të ecim drejt qëllimit tonë. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe atmosfera në ekip është ende e njëjtë dhe ne duam rezultate më të mira” – u shpreh kapiteni Enis Bardhi, i cili nesër ndaj Gjibraltarit do të zhvillojë ndeshjen e tij të 45-të me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën ka realizuar edhe 10 gola, 2 prej të cilëve ndaj kundërshtarit të rradhës. (infOSport.mk)

Leave a Reply