Queiroz: Mesi nuk është njerëzor, FIFA nuk duhet ta lejoj të luaj futboll!

Seleksionuesi i përfaqësueses së Iranit, Carlos Queiroz ka thënë se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, ndërsa Messi “nuk është njerëzor dhe për këtë arsye FIFA nuk duhet ta lejojë që të luajë futboll”.

“Gjithmonë them se Messi është i jashtëzakonshëm, nuk është njerëzor. Derisa të provohet që është njeri, mendoj se FIFA nuk duhet ta lejojë të luajë”, ka deklaruar për Fifa.com trajneri portugez.

Queiroz do të përballet me Portugalinë e tij në fazën e grupeve të Botërorit dhe ish-trajneri i Manchester United dhe Real Madrid thotë se do të jetë një përballje e veçantë. Përveç Portugalisë, Irani do të përballet edhe me Spanjën e Marokun në grupin B të Botërorit.

Leave a Reply