Një Barcelonë jo bindëse ndaj Las Palmas (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur që të shënojë fitore ndaj Las Palmasit në transfertë në ndeshjen e vlefshme të javës së 26-të, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave u mbyll me barazimin 1:1, me ç’rast “katalunasit” humbën dy pikë mjaft të vlefshme në garën për titull, edhe atë vetëm tre ditë para derbit të madh ndaj Atletiko Madridit që ndodhet në vendin e dytë, tashmë vetëm me 5 pikë më pak.

Lionel Messi kaloi në epërsi Barcelonën në minutën e 21-të me golin e tij të 599-të në karrierën e tij profesionale. Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë, Xhonatan Kajeri nga pika e bardhë barazoi shifrat në 1:1.

Të besuarit e trajnerit Ernesto Valverde sonte nuk treguan atë që dinë më së miri, sidomos në pjesën e dytë, kur treguan një lojë të zbehtë dhe me asgjë nuk treguan se meritojnë të marrin tre pikët e plota.

Leave a Reply