Golden Stejti fiton transfertën ndaj Atlantës (VIDEO)

Golden Stejti ka marrë fitore në transfertë ndaj Atlantës me rezultat 109:114. Djurant dhe Keri ishin më të mirët duke shënuar secili nga 28 pikë, ndërsa te Atlanta Bazemore shkëlqeu me 29 pikë. Për Golden Stejtin kjo ishte fitorja e pestë radhazi dhe e 49-ta në sezonin e rregullt në NBA. Ndërkohë fitore ka shënuar edhe Toronto që mundi Vashingtonin me rezultat 102:95. Derozan spikati si gjithmonë me 23 pikë të realizuara.

Në ndeshjet tjera:
Orlando-Detroit 115:106, Filadelfia-Sharloti 110:99, Çikago-Dallasi 108:100, Feniks-Oklahoma 116:124, Jutah-Minesota 116:108 dhe Memfis-Denver 102:108.

Leave a Reply