Rendësia e takimit kualifikues midis Çekisë dhe Kosovës në kuadër të grupit “A”, ka bërë që UEFA për këtë ndeshje të delegojë një ndër arbitrat më me emër në futbollin europian.
Bëhet fjalë për italianin Xhanluka Roki, i cili do të ketë ndihmën e bashkëpatriotëve të tij, Filipo Meli dhe Çiro Karbone, ndërkohë Masimiliano Irrati do të jetë arbitri i katërt i takimit midis Çekisë dhe Kosovës, që në program është me datë 14 nëntor në Plzen me fillim në ora 20:45.
Rikujtojmë Roki edicionin e kaluar ndau drejtësinë në finalen angleze të Liga Europa, midis Arsenalit dhe Çelzit.