Juventus në ditën e fundit të merkatos ka rritur interesimin për mbrojtësin shqiptarë të Arsenalit, Shkodran Mustafi.
Kampionët e Italisë te Mustafi shohin zëvendësuesin e Xhiorxhio Kielinit, i cili ka pësuar një dëmtim më të rëndë dhe do të mungojë për një kohë më të gjatë nga fushat e futbollit.
Megjithatë Mustafi nuk është i vetmi në këtë listë, pasi “bardhezinjtë” njëkohësisht interesohen edhe për Medhi Benatia, Dejan Lovren dhe Zherom Boateng.