Futsal Shkupi mëson edhe kundërshtarët e raundit kryesor të LK

Futsal Shkupi mbrëmë shkruajti historinë, pasi në historikun e saj të shkurtë të themelimit (2014), arriti që të kualifikohet në raundin kryesor të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “bardhekaltër” nga Çairi pasi edicionin e kaluar u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut në futsal, fitoi të drejtën për të prezantuar vendin tonë në paraeliminatoret e Ligës së Kampionëve, ku fitoi të drejtën e organizimit.

Futsal Shkupi doli të jetë nikoqir i grupit “B”, duke mirëpritur kampionët e Letonisë, Lokomotiva Daugavpils, atë të Andorrës, FC Encamp dhe të Uellsit, Cardiff University.

Të besuarit e trajnerit Zoran Lekiq nuk u treguan “nikoqir të mirë”, pasi ishin të pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve të tyre. Ata e nisën me fitoren e pastërt 5:0 ndaj Cardiff Univeristy, për të demoluar ekipin e FC Encamp me rezultatin 11:1, ndërsa në ndeshjen vendimtare për të kaluar tutje, “bardhekaltërit” me rezultatin 3:2 mundën letonezët e Lokomotiv Daugavpils.

Golat nga ndeshja dhe fitorja historike ndaj Lokomotiv Daugavpils

Golat nga ndeshja dhe fitorja historike ndaj Lokomotiv DaugavpilsFUTSAL SHKUPI – LOKOMOTIV DAUGAVPILS 3:2Erkan Seferi Shefki Berisha (portier)Dragan Petroviç

Публикувахте от Futsal Shkupi в Събота, 31 август 2019 г.

Kësisoj Futsal Shkupi doli të jetë i pari në grupin “B”, me 9 pikë maksimale dhe një gol-averazh impresionues 19:3, duke prerë biletën për në “Main Round”.

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut në këtë fazë të dytë do të jetë pjesë e grupit 6, së bashku edhe me kampionët e Kroacisë, njëherit nikoqir të këtij turne, Novo Vrijeme, pastaj kampionët e Qipros, Omonia Nikozia dhe ata të Armenisë, Leo.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Makarska nga data 8, deri me 13 tetor.

Leave a Reply