Futsal Shkupi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me 3 lojtarë

Futsal Shkupi gjatë ditës së sotme ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me 3 lojtarë, të cilët ishin pjesë e historisë së skuadrës nga Çairi, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut, Taulant Ismaili, Eroll Dalipin si dhe Berat Ramadani.

Që të treve ju skadoi kontrata me kampionët e vendit, ndërsa me shumë gjasa karrierën e tyre që të tre do ta vazhdojnë te skuadra e Arben Bajramit, që edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Rikujtojmë që të tre ishin pjesë e 3 ndeshjeve parakualifikuese të Ligës së Kampionëve në grupin “B”, ku Futsal Shkupi doli të jetë i pari me 9 pikë maksimale. Ismaili luajti në të trija ndeshjet, duke realizuar një gol kundër Encamp, Ramadani mbeti në bankinë, ndërkohë Eroll Dalipi mungoi në ndeshjen e fundit kundër Lokomotiv Daugavpils, në të cilën ndeshje Futsal Shkupi shënoi fitore  3:2, duke siguruar në këtë mënyrë biletën për në “Main Round”, transmeton “infOSport.mk”.

Dalipi dhe Ramadani me Futsal Shkupin kishin fituar të dy titujt kampion dhe trofeun e Kupës, teksa Ismaili ishte pjesë e sezonit të fundit kur skuadra “bardhekaltër” nga Çairi fitoi të dy titujt e mundshëm.

JU FALEMENDERITFutsal Shkupi njofton se Taulant Ismaili, Eroll Dalipi dhe Berat Ramadani nuk do të jenë më pjesë e…

Публикувахте от Futsal Shkupi в Понеделник, 2 септември 2019 г.

Leave a Reply