Mesi me supergol vendos derbin ndaj Atletiko Madridit (VIDEO)

Barcelona ka fituar me rezultat 1:0 derbin me Atletiko Madridin në kuadër të kampionatit spanjol, La Liga. Ishte supergoli i Lionel Mesit nga gjuajtja e lirë në minutën e 26-të, që vendosi këtë përballje dhe tre pikë për Barcelonën.

Mysafirët nga Madridi u munduan që të barazojnë rezultatin, me Koke që në pjesën e dytë gjuajti, mirëpo topi shkoi vetëm skaj portës, ndërsa në të 86-tën Diego Kosta çoi topin në rrjetën e Ter Shtegenit, mirëpo goli u anulua për shkak pozitës jashtë loje.

Me këtë fitore Barça vazhdon kryesimin në La Liga me 69 pikë, 8 më shumë se Atletiko Madridi e vendit të dytë./InfOSport.mk

Leave a Reply