Ronaldo në dyshim për sonte ndaj PSZH-së!?

Pas mungesës së yllit të madh të Paris Sen Zhermenit, Nejmar, sonte në “Parkun e Princërve” mund të mungojë edhe ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo.

Një gjë të tillë pohon “Sky Sport”, sipas së cilës portugezi ka një ngarkesë muskulore dhe nëse konfirmohet ajo që është parashikuar paraprakisht, Ronaldo duhet të qëndrojë të paktën dy javë jashtë fushave.

Vërtetë do të ishte një mungesë e madhe për Realin mosprezenca e Ronaldos në ndeshjen e sotme, ku dy gjigandët europian do të diksutojnë kualifikimin për në çerekfinale.

Leave a Reply