Ndeshja Shkëndija – Vardari drejtëpërdrejtë në SS2 (VIDEO)

Ndeshja e kthimit të ¼ së finales midis Shkëndijës dhe Vardarit do të transmetohet drejtëpërdrejtë në SuperSport2 – Digitalb, njofton “infOSport.mk”.

Kjo nuk është hera e parë që gjigandët e SuperSport do të transmetojnë ndeshjet e Shkëndijës, pasi një gjë të tillë kanë bërë edhe më herët, qofshin ato me ndeshjet kampionale apo të Kupës.

Kamerat televizive të “Digitalb” tashmë janë vendosur në vendet e duhura në stadiumin e qytetit të Tetovës, aty ku me fillim në ora 14:00 do të startojë super ndeshja midis Shkëndijës dhe Vardarit, ku fituesi do të sigurojë një vend për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.

Rikujtojmë që më herët kualifikimit të tyre i janë gëzuar edhe Renova, Pelisteri dhe Akademia Pandev.

Shkëndija-Vardar | Promo

KF Shkëndija-Vardar | E mërkurë, 14:00, SS2Kupa e Maqedonisë sjell derbin fantastik! 💪🔴⚫Kuqezinjtë tetovarë synojnë vetëm fitoren përballë rivalëve historikë!

Публикувахте от DigitAlb в 6 март 2018 г.

Leave a Reply