Leonard Zhuta rikthehet të luaj në futbollin skandinav

Leonard Zhuta edhe zyrtarisht karrierën e tij e ka vazhduar në Norvegji, duke nënshkruar me ekipin e Valerenga, njofton “infOSport.mk”.

Zhuta së fundmi ishte pjesë e skuadrës italiane të Leçe, te e cila skuadër ishte transferuar shtatorin e vitit 2020.

Në këtë mënyrë Zhuta rikthehet të luaj sërish në futbollin skandinav, aty ku edhe kishte filluar karrierën e tij profesioniste me klubin e Haken në Suedi.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, mbrojtësi i krahut të majtë ka luajtur edhe me Rijekën në Kroaci dhe Konjasporin në Turqi. 28-vjeçari një periudhë bukur të mirë mbronte edhe ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën ka zhvilluar 15 ndeshje, mirëpo me ardhjen e Angellovskit i njëjti humbi statiusin e reprezentuesit. (infOSport.mk)

Leave a Reply