Ibra golin e tij të 500-të në karrierë e shënon në mënyrë të veçantë (VIDEO)

Super ylli i MLS ligës amerikane të futbollit, Zlatan Ibrahimoviç golin e tij të 500-të në karrierën e ka shënuar në mënyrë të veçantë. Gjigandi suedez me origjinë boshnjake shënoi një gol akrobatik, duke ngritur lartë këmbën e tijdhe me thembër të shënojë në rrjetën e kampionëve të Torontos.

Los Anxheles Galaksi humbi ndeshjen me rezultatin 3:5, mirëpo ndeshja u karakterizua me këtë super gol të Ibrahimoviç, i cili tashmë në futbollin amerikan numëron 17 gola dhe mbetet vetëm pas Xhekson Martinez, i cili ka të shënuar 28 gola me skuadrën e Atlanta Junajted.

Pjesa e arë ishte perfekte për ekipin vendas të Torontos, që avansuan me rezultatin 3:0 pas golave të shënuar nga Vaskez (5’), Altidor (18’) dhe Xhovinko (36’). Magjia e Ibrahimoviç erdhi në minutën e 43-të, ndërsa Kamara (54’) dhe Fleçer (58’) bënë që LA Galaksi të arrijë barazimin ende pa u mbushur një orë lojë.

Megjithatë në minutën e 75-të Osorio sërish kaloi në epërsi Toronton, teksa në minutën e 94-të, Çapman vendosi reuzltatin përfundimtarë të këtij takimi, Toronto 5, LA Galaksi 3.

Leave a Reply