Barsa dhe Messi vallëzojnë sigurtë drejt titullit (VIDEO)

Skuadra  kryesuese e Barcelonës ka regjistruar edhe fitoren e 23-të nga gjithsej 29 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në La Liga pas fitores 2:0 si vendas përballë Atletik Bilbaos, njofton “infOSport.mk”

Goli i parë i shënuar nga Pako Alkaser erdhi vetëm pas 8 minutave lojë, kur Zhordi Alba i cili ishte në pozitë jashtë loje mjaft mirë gjeti në zonën kundërshtare sulmuesin spanjoll, i cili me të djathtën e tij shënoi për 1:0.

Goli i dytë mban firmën e Lionel Messit, i cili shënoi një super gol me një goditje nga jashtë 16-të metërshit. Ylli argjentinas gëzoi tifozët “katalunas” edhe më një vallëzim improvizionues pas këtij goli të shënuar, që në fund doli të jetë edhe i fundit i këtij takimi.

Me këtë fitore te arritur vetëm brenda 45 minutave të para Barcelona tashmë ka 11 pikë më shumë se skuadra e dytë në tabelë, Atletiko Madridi, që në këto momente po zhvillo ndeshjen e vështirë në transfertë përballë Viljarealit dhe 18 më shumë se Reali i Madridit, që sonte në ndeshjen e fundit të së dielës do të mirëpret Gironën.

Leave a Reply