Mbreti Mauro IV pushtoi Xhenoan dhe hyri në histori (VIDEO)

Skuadra e Interit ka demoluar Sampdorian me rezultatin 0:5 në ndeshjen e zhvilluar si mysafir në “Marrasi” në ndeshjen e javës së 29-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në Xhenoa kaloi nën ritmin e kapitenit të “ziklatërve”, Mauro Ikardi, i cili shënoi 4 gola në këtë përballje, duke kaluar në këtë mënyrë shifrën e 100 golave të shënuar. Një gol tjetër në këtë përballje për Interin, realizoi kroati Perishiç në minutën e 26-të, kur edhe hapi serinë e golave.

Me 4 golat e shënuar sot ndaj Samprdorias, Ikardi tashmë numëron 103 gola në futbollin italian, duke u bërë sulmuesi i 6-të, që hynë në klubin 100, pas figurave legjendare si Xhuzepe Meaca, Silvio Piola, Xhampiero Boinperti, Feliçe Borel dhe Altafini.

Leave a Reply