Mbyllet pjesa e parë, Shkupi në disavantazh përballë Skopjes

Është mbyllur pjesa e parë e takimit të fundit të javës së 24-të në elitën e futbollit vendor midis FC Shkupit dhe Skopjes, ndeshje kjo që në këto momente po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar, njofton “infOSport.mk”.

Gjatë 45 minutave të para midis dy skuadrave shkupjane u shënua vetëm një gol, edhe atë nga ana e mysafirëve kushtimisht thënë, të cilët në minutën e 9-të shfrytëzuan pakujdesinë e mbrojtësve të FC Shkupit dhe me anë të sulmuesit të tyre, Dario Desniq kaluan në epërsi.

Goditja e ish futbollistit të FC Shkupit ishte precize dhe e pandalshme nga ana e portierit Burhan Mustafa, i cili në këtë ndeshje po zëvendëson të dëmtuarin, Suat Zendeli.

Skopje avanson ndaj FC Shkupit

Ish sulmuesi i FC Shkupit, Dario Desniq ndeshkon "bardhekalterit" nga ÇairiSHKUPI – SKOPJE 0:1(D. Desniq 9')

Публикувахте от infosport.mk в 18 март 2018 г.

Leave a Reply