Besart Berisha “tripletë” në fitoren e Melburn ndaj Central Koast (VIDEO)

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha, po shkëlqen në kampionatin australian. Në ndeshjen e fundit mes Melburn Viktori dhe Central Koast, bomberi shqiptar ka shënuar 3 gola në fitoren 5:2 të ekipit të tij.

Në minutën e 15-të, Xhorxh shënoi golin e parë për vendasit, ndërkohë që në minutën e 25-të, Berisha arriti të dyfishojë rezultatin.

Në pjesën e dytë ka qenë sërish Berisha, i cili ka shënuar dy herë në minutat (54’ dhe 74’), ndërkohë që Teoharus ka shënuar golin e pestë në minutën e 83-të.

Dy golat skuadra mike i realizoi fare në fund, edhe atë me autorin e njëjtë Pein, i cili fillimisht shënoi në minutën e 87-të, që më pas të shënojë edhe golin e dytë personal në minutën e 7-të shtesë të takimit.

Me këtë fitore Melburn Viktori tashmë renditet në pozitën e tretë me 35 pikë, teksa Central Koast Mariners me 20 pikë mban pozitën e para fundit të renditje.

Leave a Reply