Zahov 5 ndeshje kampionale me rradhë nuk pranon gol

Shkëndija ndodhet në formë të shkëlqyeshme, ndërsa kjo ka bërë që edhe portieri i tyre, Kostadin Zahov të vijë në shprehje, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija në 5 ndeshjet e fundit ka arritur po aq fitore, ndërsa falë Zahov “kuqezinjtë” nuk kanë pranuar asnjë gol.

Për më tepër numri një i portës së Shkëndijës shkëlqeu në ndeshjen e fundit ndaj Sileksit, duke prodhuar disa intervenime deçizive, që në fund i dhanë fitoren minimale skuadrës tetovare, pas atij goli të shënuar nga Enis Fazlagiç në minutën e 16-të. Kësisoj Zahov nuk ka pranuar gol plotë 461 minuta, përfshirë këtu edhe ato 11 minuta nga ndeshja derbi e javës së parë të stinorit pranveror kundër Vardarit, kur Grnçarov e kishte mposhtur gardianin “kuq e zi” në minutën e 79-të.

Në atë ndeshje Shkëndija kishte nxjerrë një barazim, duke iu falënderuar golit të Besart Ibraimit në minutën e 86-të, ndërsa që nga ajo ndeshje Shkëndija ka regjistruar 5 fitore rradhazi ndaj skuadrave si Shkupi (3:0), Akademia Pandev (1:0), Pobeda (3:0), Rabotniçki (2:0) dhe Sileksi (1:0).

Leave a Reply