Bolonja e Xhemailit largohet me pikë nga “Olimpiko” (VIDEO)

Skuadra e Bolonjas ka nxjerrë një barazim 1:1 në ndeshjen si mysafir ndaj Lacios në ndeshjen e javës së 29-të në “Serie A”. Mysafirët shënuan që në minutën e tretë, kur bombën e Xhemailit portierit Strakosha e devijoi vetëm deri te këmbët e Verdit, i cili nga afërsia shënoi për 1:0.

Ky rezultat ishte valid vetëm 13 minuta, pasi në minutën e 16-të, Lukash Leiva shënoi golin e barazimit. Tifozët e Lacios nuk ndoqën që të dy golat, pasi bojkotuan fillimin e takimit në shenjë proteste ndaj gabimeve të arbitrëve ndaj skuadrës së tyre.

Edhe pse kishin mjaft kohë për të bërë edhe përmbysje të rezultatit, “lacialët” nuk kishin forcën e duhur, pasi në këmbët e futbollistëve të Simone Inzagi vërehej një lodhje pas asaj ndeshje ndaj Dinamo Kievit në Liga Europa, në të cilën shënuan fitore si mysafir me rezultatin 0:2 dhe u kualifikuan për në çerekfinale.

Me këtë barazim Lacio mbeti në pozitën e 5-të me 54 pikë, një më pak se Interi i vendit të katërt, që ka edhe një ndeshje më pak, derbin kundër Milanit, që në anën tjetër me 50 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Sa i përket Bolonjas, skuadra e Blerim Xhemailit, i cili sonte luajti për gjatë 90-të minutave me 34 pikë renditet në pozitën e 11-të.

Leave a Reply