Maqedonia në formacion të plotë, bashkohen edhe Ristovski, Alioski dhe Dimitrievski

Stefan Ristovski (Sporting Lisabon), Ezgjan Alioski (Lids Junajted) dhe Stole Dimitrievski (Taragona) mbrëmë iu bashkuan grupit tjetër të futbollistëve të përfaqësueses së Maqedonisë. Ata udhëtuan drejt bazës në Belek të Turqisë, aty ku Maqedonia po zhvillon parapërgatitjet për dy ndeshjet miqësore të 23 marsit kundër Finlandës dhe atë të 27 marsit kundër Azerbajxhanit.

Kësisoj seleksionuesi Igor Angellovski në formacion të plotë realizoi seancën e parë stërvitore nga dy të parapara për ditën e sotme.

Leave a Reply