Super gol nga gjysmëfusha në Serinë B italiane (VIDEO)

Një super gol nga qendra e gjysmëfushës ka shënuar sulmuesi uruguaian i Peskarës, Gaston Brugman në ndeshjen në transfertë kundër Avelinos, e vlefshme për ndeshjet e javës së 31-të në “Serie B”.

Të dy klubet që ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës së klasifikimit, zhvilluan një super ndeshje që u mbyll me barazimin 2:2, ndërsa goli i parë vërtetë ishte i mahnitshëm.

Në minutën e 13-të Brugman dërgoi topin në rrjetën kundërshtare me një goditje nga gjysmëfusha, pasi portieri i Avelinos kishte lëshuar portën e tij, duke dalë madje edhe jashtë 16-të metërshit.

 

Leave a Reply