Edin Xheko i kanoset Barcelonës!

Sulmuesi i Romës, Edin Xheko beson fuqishëm se skuadra e tij ka forcë për të eliminuar Barcelonën në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian.

“Do të jap gjithçka nga vetja dhe besoj se në fund do dalim fitues. Nëse luajmë si një skuadër dhe japim gjithçka nga vetja, mund të eliminojmë Barcelonën. Duhet të luajmë pa presion dhe me shumë besim, pa mos u dorëzuar. Në ndeshjet ndaj Barcelonës nuk kemi se çfarë humbim, por mund vetëm të fitojmë. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre të Romës” – tha boshnjaku 32-vjeçar.

Ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, skuadra italiane e Romës do ta zhvillojë më 4 prill në “Kamp Nou”, teksa ndeshja kthyese në “Olimpiko” në program është vetëm pas 6 ditëve.

Leave a Reply