UEFA dënon PSZH-në

Skuadra franceze e Paris Sen Zhermenit është dënuar nga UEFA për shkak flakadaneve të ndezura nga ana e tifozëve të kësaj skuadre në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian kundër Realit të Madridit.

PSZH-ja në atë ndeshje pësoi disfatë me rezultatin 1:2, me ç’rast në fund me rezultatin e përgjithshëm 2:5 u përshëndet nga garat e mëtutjeshme të Kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Ndeshjen e rradhës parisienët do ta zhvillojnë me pjesërisht tribuna të zbrazura, pasi ndalesa ka të bëjë konkretisht me tribunën veriore, aty ku zakonisht ulen ultrasit e PSZH-së.

Për shkak flakadaneve, përdorimit të laserëve dhe bllokimin e shkallëve nga ana e tifozëve, klubi parisien gjithashtu është dënuar me 43 000 euro.

Ky dënim hynë në fuqi nga ndeshja e ardhshme e parisienëve në Europë, që PSZH do ta zhvillojë gjatë muajit shtator.

Leave a Reply