Juventus Serava nuk njeh kundërshtarë në teren vendas

Juventus Serava ka regjistruar edhe fitoren e rradhës në ndeshjet si vendas në kuadër të elitës së futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bardhezi” nga Serava në kuadër të javës së 20-të mundi Astibon me rezultatin 4:3. Ishte kjo një ndeshje në të cilën ekipi vendas diktonte tempon dhe në asnjë moment nuk vuri në dyshim fitoren, edhe pse mysafirët nga Shtipi gjithnjë bënë presion duke u kundërpërgjigjur në rezultat.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1:1, me autorë të golit Eljesa Neziri. Po i njëjti futbollistë pas 8 minutave lojë në pjesën e dytë shënoi edhe golin e dytë, teksa Erkan Shabani nuk vonoi shumë pas barazimit të rezultatit nga ana e mysafirëve, me një super gol edhe për herë të tretë kaloi në epërsi Juventus Seravën, duke shënuar për 3:2.

Talenti tjetër nga rradhët e skuadrës “bardhezi”, Jakup Ramadani shënoi golin e katërt, duke bërë që për herë të parë Juventus Serava të krijojë një epërsi prej dy golash, që në fund u tregua si vendimtare në fitoren e tyre të 8-të gjatë këtij edicioni, edhe përkundër faktit se mysafirët deri në mbyllje të takimit shënuan edhe golin e tretë, që vlejti vetëm për statistikë.

Ndeshjen e rradhës skuadra nga Serava do ta zhvillojë si mysafir kundër Zhelezarecit.

Leave a Reply