Mesfushori i FC Shkupit suspendohet me 5 ndeshje!

Një ndër mesfushorët më luftarak te FC Shkupi, Ali Adem ka marrë një dënim të ashpër nga Komisioni Disciplinor pranë Federatës së Futbollit, pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Sileksit, e vlefshme për javën e 9-të në Ligën e Parë, njofto “infOSport.mk”.

Ky komision, mesfushorin e skuadrës nga Çairi e ka dënuar me 5 ndeshje moslojë, pasi i njëjti sipas këtij Komisioni kishte sulmuar një futbollistë të skuadrës nga Kratova, pas përfundimit të ndeshjes, me ç’rast ishte ndëshkuar direkt me karton të kuq.

Adem nuk është paraqitur tashmë në 3 ndeshje, edhe atë kundër Voska Sport në kuadër të Kupës dhe Akademia Pandev dhe Struga Trim Lum në kampionat, ashtu që deri në përfundimin e suspendimit, i kanë mbetur edhe dy ndeshje, edhe atë kundër Tikveshit me 26 tetor në Çair dhe 4 ditë më vonë kundër Makedonija GJ.P në transfertë.

Ali Adem në disponim të trajnerit Sedlloski do të jetë vetëm për ndeshjen kundër Skopjes, që në program është me datë 12 nëntor. (infOSport.mk)

Leave a Reply