Pobeda konfirmohet si një kundërshtarë i papërshtatshëm i Shkëndijës! (VIDEO)

Pobeda ka mundur sërish Shkëndijën në Tetovë, kësaj rradhe në kuadër të Kupës së Maqedonisë, njofton ‘infOSport.mk’. Pas fitores 0:2 në kampionat, skuadra nga Prilepi mundi ‘kuqezinjtë’ me rezultatin minimal 0:1 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale.

Golin  e vetëm për ekipin mysafir e realizoi Makota në minutën e 19-të, kur vetëm në tentativën e dytë  arriti që të mposht portierin Zahov, pasi në tentativën e tij të partë kishte goditur shtyllën.

Pobeda avanson ndaj Shkëndijës

Ndeshja e parë çerekfinalePobeda avanson ndaj ShkëndijësSHKËNDIJA – POBEDA 0:1(Y. Makota 19')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 7 ноември 2018 г.

Shkëndija gjatë gjithë takimit tentoi të vinte deri te barazimi, mirëpo rastet e tyre nuk dhanë fryt, ashtu që ‘kuqezinjtë’ negativën prej një goli do të duhet ta anulojnë në ndeshjen e kthimit në transfertë që në program është me datë 5 dhjetor.

Shkëndija në këtë ndeshje nga minuta e 47-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të Egzon Bejtullait.

Leave a Reply