Mbyllen 45 minutat e para, Maqedonia U21 në disavantazh ndaj Rusisë

Shpresat e Maqedonisë 45 minutat e para të ndeshjes eliminatore për kualifikim në Kampionatin Europian kundër Rusisë i mbyllën me disavantazhin 1:2, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Bllagoja Milevski ishin kundërshtarë i barabartë në këtë pjesë, duke regjistruar 5 goditje, prej të cilave 3 brenda kuadratit, njëjtë sikurse edhe përfaqësuesja e Rusisë, që megjithatë dy prej tyre arriti që ti kurorëzojë me gol në rrjetën e Jankov.

MAQEDONIA U21 – RUSIA U21 1:2 (P1)

Mbyllen 45 minutat e para te takimit kualifikues midis Maqedonise U21 dhe Rusis U21. Shihni momentet me interesante dhe golat e shenuar nga kjo pjese. MAQEDONIA U21 – RUSIA U21 1:2(Amanoviq 41' – Oblijakov 25', Melkadze 37')

Публикувахте от infosport.mk в 23 март 2018 г.

Ishte Obljakov ai i cili në minutën e 25-të shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë, teksa Melkadze në minutën e 37-të dyfishoi rezultatin në 0:2.

Golin e vetëm gjatë 45 minutave të para për Maqedoninë U21 e realizoi Amanoviq në minutën e 41-të, duke shënuar nga pika e bardhë, të cilën e përfitoi Jovan Popzlatanov.

Foto: gol.mk

Leave a Reply