F1, Kampioni Hamilton e nis sezonin me triumf në provat e lira në Australi

Kampioni i Botës në Formula 1, Luis Hamilton ashtu si e mbylli edhe e nisi sezonin e ri në Formula 1. Hamilton dominoi në provat e lira, duke regjistruar kohën më të shpejtë me 1 minutë e 23 sekonda e 931 të mijtat, duke lënë pas vetës Maks Verstapenin e Redbullit dhe Valteri Botasin e Mercedesit.

Vendi katërt i takoi Kimi Raikonenit, i cili la pas shokun e skuadrës Sebastian Fetelin. 10-shtja në provat e lira u kompletua me Grosjean, Rikiardano, Alonson, Magnusenin, Vandornen. Nesër në program janë provat zyrtare, ndërsa të dielën do të zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Australisë, duke nisur nga ora 6:00 e mëngjesit sipas kohës tonë lokale.

 

Leave a Reply