Sonte Argjentinë-Itali, Mesi mund të mos luajë!

Argjentina rrezikon të humbasë yllin e saj Lionel Messin në miqësoren e luksit që do të luajë kundër Italisë.

Sipas asaj që raporton e përditshmja ‘Ole’ sulmuesi i Barcelonës ka shfaqur disa shenja lodhjeje muskulare, gjë që mund të shtyjë trajnerin Sampaoli që të evitojë ndonjë rrezik të mundshëm, duke e lënë jashtë formacionit për ndeshjen që do të luhet sot në mbrëmje.

Në rast se Messi nuk do të jetë në fushë, me shumë gjasa trajneri Sampaoli mund të aktivizojë që nga minuta e para ish-msfushorin e Interit, Ever Banega.

Leave a Reply