Nestorovski: Të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive

Përfaqësuesja e Maqedonisë sot do të zhvillojë miqësoren e parë kundër Finlandës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Turqi. Maqedonia nuk humbë prej pesë ndeshjeve me rradhë, ndërsa dy duelet e rradhës kontrolluese me Finlandën dhe Azerbejxhanin (27 mars) do të jenë përgatitje e mirë për edicionin e parë të Ligës së Kombeve që nis në muajin shtator.

Sulmuesi i Palermos, Ilija Nestorovski thotë se përgatitjet kanë rrjedhur me seriozitet maksimal, ndërsa beson në fitore të Maqedonisë.

“Ushtrojmë me intenzitet maksimal, kemi kushte të shkëlqyeshme për punë dhe katër ditët e kalaura kemi punuar shumë mirë. Finlanda është përfaqësuese kualitative dhe ne e marrim shumë seriozisht. Kemi analizuar anët e tyre të mira dhe më pak kualitative dhe besoj se me fitore do të përmirësojme atmosferën e shkëlqyeshme në taborin tonë. Kjo gjithsesi do të jetë motiv shtesë për duelin me Azerbejxhanin”, është shprehur Nestorovski.

Përballja Maqedoni-Finlandë luhet sot në “Gloria Arena” në Belek të Antalisë në Turqi me fillim në orën 17:00 sipas kohës lokale në Maqedoni.

Leave a Reply