Ademi: Nuk shënova ndaj Finlandës, por me Azerbejxhanin do të realizojë gol!

Përfaqësuesja e Maqedonisë të martën do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kontrolluese ndaj Azerbejxhanit. Kapiteni i Dinamo Zagrebit, Arian Ademi pritet që në këtë sfidë të jetë në formacion startues, ndërsa premton se do të gjejë rrjetën në këtë sfidë.

“Nuk shënova kundër Finlandës, por ndeshjen e ardhshme do të realizojë gol. Na vjen Azerbejxhani, jemi të përqëndruar për këtë sfidë dhe të regjistrojmë fitore. Nuk mendojë për Azerbejxhanin, por mendojë vetëm për ekipin tonë, se si ne do të sillemi në terren. Sigurisht se më nevojitet kohë, kjo ishte ndeshja Ime e parë nga minuta e parë. Sigurisht që Ligën e Kombëve do ta presim të gatshëm dhe do të luajmë ashtu siç besojmë. Shumë është e rëndësishme, kur keni seleksionues i cili beson në aftësitë tuaja, i cili iu jep kurrajo dhe e ke më të lehtë për të luajtur”, është shprehur Arian Ademi.

Ndeshja Maqedoni-Azerbejxhan do të luhet të martën në “Mardan Arena” në Belek nga ora 17:00.

Leave a Reply