Federer i jep lamtumirën që në start turneut “Majemi Open”

Numri një i botës së tenisit, Roxher Federer është eliminuar që nga raundi i parë i turneut masters “Majemi Open”, pasi u mund nga Tanasi Kokinakis me rezultat 2:1. Zvicerani e nisi mirë takimin, duke fituar setin e parë me shifrat 6:3, ndërsa Kokinakis me të njejtin rezultat mori setin e dytë.

Në setin e tretë dhe final, Federer u dorëzua në “taj brejk”, duke mbyllur kështu aventurën e tij që në start të këtij turneu të Majemit. Për Federerin kjo ishte disfata e dytë në vitin 2018-të, pasi më herët u mposht edhe nga Del Potro në finalen e turneut “Indian Vells”.

Leave a Reply