Shtyhet ndeshja Pelisteri-Vardari!

Ndeshja Pelisteri-Vardari në kuadër të xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë është shtyrë për një datë të pacaktuar. Takimi në fjalë që ishte i programuar të luhet të enjtën, është shtyrë pas kërkesës së Vardarit, të cilët si arsye kanë gjetur numrin e madh të futbollistëve që luajnë në përfaqësueset e tyre, me çka të njejtit nuk do të arrijnë të përgatiten për takimin ndaj Pelister që konsiderohet derbi mes rivalëve të vjetër.

Takimi Pelisteri-Vardari me shumë gjasa do të luhet në muajin maj, ndërsa të njejtën duhet ta konfirmojë FFM. Ndërkohë katër ndeshjet tjera të xhiros së 25-të do të zhvillohen të enjten, me Renovën që pret Shkupin në Tetovë, Shkëndija luan në Autokomandë me Skopjen, Rabotniçki takohet me Akademia Pandevin, ndërsa Sileksi përballet me Pobedën./InfOSport.mk

Leave a Reply