Allegri: Ne humbëm nga Ronaldo, të përqëndrohemi në Kampionat dhe Kupë

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri kishte mbetur i zhgënjyer pas disfatës së rëndë 0:3 ndaj Realit të Madridit, mirëpo tha se ky rezultat ndodhi për shkak klasit të lartë të Kristiano Ronaldos, dhe jo se skuadra e tij luajti dobët.

“Në ndeshje të këtilla duhet të kesh fat që Kristiano Ronaldo të mos jetë në ditën e tij, për të shpresuar në sukses. Pas këtij rezultati 0:3 është e vështirë të besojmë për të vazhduar tutje. Deri në minutën e 60-të nuk luajtëm keq, mirëpo sonte gjithçka ishte kundër nesh. Reali është një skuadër e shkëlqyeshme, në të kundërtën nuk do të fitonin gjithë ato trofe. Tani duhet të mendojmë për në kampionat dhe Kupën e Italisë. Më vjen keq që pranuam atë gol të tretë, ndoshta me rezultatin 0:2 do të kishim ndonjë shansë” – është shprehur Allegri pas përfundimit të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Realit të Madridit.

Leave a Reply