Real Madridi pa kapitenin në ndeshjen e kthimit ndaj Juves

Skuadra kampione e Europës në fuqi, Reali i Madridit të martën në mbrëmje në Torino mundi Juventusin me rezultatin 0:3, duke bërë një hap të madh drejt ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një super ndeshje e “madrilenëve”, ku në qendër të vëmendjes doli të jetë futbollisti i tyre më i mirë Kristiano Ronaldo, që realizoi dy gola, teksa për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” trajneri Zinedin Zidan nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit, Serhio Ramos.

Qendërmbrojtësi spanjoll të martën në mbrëmje regjistroi ndeshjen №120 në Ligën e Kampionëve, në të cilën në minutën e 55-të u ndëshkua me kartonë të verdhë, që do i pamundësojë atij të paraqitet në ndeshjen e kthimit në “Bernabeu”.

Leave a Reply