Higuain debuton me gol te Milani (VIDEO)

Argjentinasit Gonzalo Higuain i janë deshur vetëm tre minuta e gjysmë për të gjetur golin debutues me fanellën e Milanit. Sulmuesi argjentinas i ardhur nga rradhët e Juventusit shënoi në ndeshjen kundër Realit të Madridit, ndeshje kjo që po zhvillohet në këto momente në Madrid për trofeun e “Santiago Bernabeu”.

Kjo sfidë u hap shumë shpejtë, kur vetëm pas dy minutave lojë Karim Benzema kaloi në epërsi “madrilenët”, teksa Higuain me një goditje nga jashtë zonës së rreptësisë shënoi golin e barazimit.

Aktualisht po zhvillohet minuta e 20-të dhe rezultati është ende ai i minutës së katërt, 1:1.

Leave a Reply