Pike i jep fund karrierës me përfaqësuesen e Spanjës

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike edhe zyrtarisht ka njoftuar se i jep fund karrierës së tij me Kombëtaren e Spanjës. Që para fillimisht të Kampionatit Botëror në Rusi, Pike kishte paralajmëruar se do të jetë ai eventi i fundit i rëndësishëm me “Furinë e Kuqe”.

Së fundmi dolën zërat se ai mund të ndryshojë mendje, sidomos pas emërimit të Luis Enrike në krye të përfaqësueses spanjolle, mirëpo vendimi i tij tashmë ishte i prerë.

“Vërtetë kisha momente shumë të mira pas titujve të fituar, atij europian dhe Botëror, mirëpo çdo histori ka fundin e saj. I’a thash këtë edhe Luis Enrikes. Vendimin që kam marrë e kam menduar një kohë të gjatë. Dëshiroj që të koncentrohem në paraqitjet e mia me Barcelonën” – tha Pike.

Pike me fanellën e Kombëtares së Spanjës ka zhvillar 103 ndeshje, duke realizuar edhe 5 gola, ndërsa njëkohësisht me të njëjtën u shpall kampion Bote dhe Europe.

Leave a Reply