Ramos: Reali e realizon atë, që askush tjetër nuk mundet!

Real Madridi bëri historinë, duke u bërë skuadra e parë që fiton dy herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve. Reali ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve në katër vitet e fundit, ndërsa kapiteni i “Los Blankosve” Serhio Ramos është krenar me skuadrën e tij.

“Kjo ishte mënyra më e mirë për ne për ta përmbyllur këtë sezon. Nuk them së është diçka për t’u çuditur, pasi Reali është në gjendje të bëjë një gjë të tillë që nuk arrinë ta bëjë asnjë klub tjetër në botë. Jam krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe përshendetje për disa tjerë këtu nga Kardifi”, është shprehur Ramos pasi ngriti për herë të dytë me radhë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply